Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka publikuar pamje të vizitës së ish-presidentit amerikan George H. W. Bush, ish-Zonjës së Parë, Barbara Bush dhe familjes së tij në Shqipëri, 25 vite më parë. Berisha shkruan se asokohe ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë erdhën për një vizitë miqësore në Vlorë.

“25 vjet me pare, ish Presidenti George H. Ë. Bush dhe ish Zonja e pare Barbara Bush dhe e gjithe familja e tij te madhe se bashku me ish Sekretarin e Shtetit, Colin Powell erdhen per nje vizite miqesore ne Vlore. Kete vizite e ka perjetesuar shume bukur ne memorjet e saj ish Zonja e pare Barbara Bush. sb”, shkruan Berisha.

Kujtojmë se lideri historik i PD, është shpallur para pak muajsh ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit, nën akuzën e korrupsionit. Ai i ka mohuar këto akuza, e madje ka ngritur një padi për shpifje ndaj Sekretarit Amerikan, Antony Blinken.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb