TIRANE-Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan në Facebook se shkak i rrëzimit të helikopterit të FA dy ditë më parë në Shkodër ka qenë cilësia e karburantit.

Ai u referohet disa sms-ve që kanë ardhur në adresë të tij, të cilat e informojnë se helikopteri i rrëzuar nuk kishte komunikuar me “Albkontrollin”.

Sipas këtyre sms-ve thuhet se dje janë dëgjuar edhe shpërthime në zonën e liqenit, duke ngritur dyshime se po shkatërrohen provat për të mos zbuluar shkakun e rënies.

STATUSI I BERISHES

Qytetaret dixhitale japin te dhena te reja mbi helikopterin e rene ne liqenin e Shkodres dhe vdekjen e dy piloteve te tij:

-Helikopteri nuk ka komunikuar me Albkontrollin. Sipas regullit duhej te komunikonte.

Shkak i mundshem i rrezimit te tij mund te jete karburanti jo i cilesise se duhur, per çka opozita ka thirrur ne interpelance ministren.

-Probleme te mirembajtjes, pasi firma e perzgjedhur eshte inkompetente

-Dje ne zonen ku eshte mbytur helikopteri jane degjuar eksplodime te paqarta. Per me shume lexoni mesazhet e qytetareve! Sb.

SMS 1

“Miremengjes, nga burime te besueshme rezulton se helikopteri i ushtrise nuk ka komunikuar me Albcontroll (te belinda ballukut) nderkohe qe thuhet se e ka detyrim nese largohet 5 km nga Farka ku ka vendqendrimin. Kurse helikopteri i Shega Trans eshte rregjistruar nga Albkontroll por nuk dihen oraret. Mos komunikimi me albcontrol eshte shkelje por ata te albcontrollit ndjehen me mire keshtu se ne rast rrezimi do te ishin pjese e hetimeve.”

SMS 2

“Pershendetje Doktor! Burimet nga regjimenti i helikoptereve, thone se aksidenti me se shumti i dedikohet defektit ne motora per shkak te:

Karburantit te mbajtur jashte kushteve teknike (denoncuar nga opozita ne interpelance parlamentare ne shkurt 2015. Burimet thone gjithashtu se po perpiqen te rregullojne letrat ne lidhje me kete, dhe se po pengohet prokuroria te administroje dokumentacionin),

Problemet e mirembajtjes per shkak se firma eshte inkompetente dhe e perzgjedhur per arsye ryshfeti ne tender (tender i kundershtuar me force nga drejtuesit e Regjimentit ne kohen kur eshte bere pazari.”

SMS 3

“Z,Berisha skandali policise dhe rojeve qe rrethuan perimetrin e zones ku ra helikopteri s’ka te sosur. Helikopteri ka rene nga nje latresi prej 15 m dhe me sa pame nga disa pamje fotografike, ai nuk ishte demtuar aq sa pame sot, ne pjese aq te vogla. Ky eshte skandal! Dje jane degjuar shperthime me tritol ne liqen prane asaj zone apo pikerisht aty nuk dihet saktesisht,por nje gje eshte e sigurt, peshkataret keto dite nuk ka pas arsye se nuk lejonte policia te afroheshin.”
* Shenim Redaksia: SMS-te jane te korrektuara, te shkruara sic jane nisur ne posten elektronike

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: