TIRANE – Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar në rrjetin social “Facebook”, tenderin e qeverisë për blerjen e makinave luksoze për ministrat.

Sipas Berishës, “vendimi korruptiv i qeverisë së pakallur për të blerë pa asnjë nevojë nga një Jagaur për ministër, ngjason me dëshirën e fundit të atij që ka vjedhur gjithë karrierën e tij qeveritare, dhe për të qetësuar veten para se të japë shpirt politikisht, shpreh si dëshirë të fundit një vjedhje tjetër, një Jaguar luksos për funeralin e tij!”

“Qeveria e pakallur e do funeralin e vet me Jaguar!
Të dashur miq, prej mëse një muaji qeveria ka rënë. Lufta brenda koalicionit për kontrollin e trafiqeve kriminale, shpërthimi i aferës së ÇEZ-it, aferës më të madhe të korrupsionit në historinë e vendit, me të cilin Edi Rama gjobiti çdo shqiptar se paku 1200 euro, aferat e tjera korruptive në tendera publike, kontrabande dhe tatime të Ramës dhe ministrave të tij Beqja, Gjiknuri, Ahmetaj, Nikolla, Cani, Kodheli, kundërshtimi i Ramës për të ndryshuar qeverinë, për shkak të lidhjes së tij me aferat e ministrave të vet dhe thikat e intrigat, takimet e fshehta, denoncimet pas shpine të bashkëkryetarëve ndaj njëri-tjetrit, kanë paralizuar plotësisht qeverinë dhe qeverisjen e vendit.
Ato kundërmojnë sot si dekompozime politike në Shqipëri, rajon dhe më gjerë. Nga dita në ditë pritet funerali i tyre politik, por para funeralit të tyre, ata që kanë vjedhur qindra milionë e miliarda lekë qytetarëve shqiptare për të treguar se nuk heqin dorë deri në minutën e fundit, kane vendosur pa dhënë shpirt të vjedhin dhe miliardat e fundit.
Vendimi korruptiv i qeverisë së pakallur për të blerë pa asnjë nevojë nga një Jagaur per minister, makinë kjo ndër më luksozet dhe më të kushtueshmet në botë, makinë e multimiliarderëve dhe sheikëve arabe, ngjason me dëshirën e fundit të atij që ka vjedhur gjithë karrierën e tij qeveritare, dhe për të qetësuar veten para se të japë shpirt politikisht, shpreh si dëshirë të fundit një vjedhje tjetër, një Jaguar luksos për funeralin e tij. Revolucioni demokratik është vendimtar për të kallur këtë qeveri një minutë e më parë! sb”- shkruan Berisha në “Facebook”.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: