TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha nuk i ndal akuzat në drejtimit të kundërshtarit të tij politik, kreut të qeverisë, Edi Rama.

Përmes një reagimi në ‘Facebook’ ai ka sulmuar Ramën, ndërsa shton se gjatë një vizite në New York ky i fundit ka blerë këmisha me një vlerë prej 23000 dollarësh. Në një mesazh që i ka dërguar një emigrant dixhital, thuhet se këtë blerje Rama e ka bërë në Time Square.

MESAZHI TEK BERISHA
Kallam deshtaku blen 23000 dollare kemisha ne nje dore ne New York!
Lexoni mesazhin e emigrantit dixhital. sb
Pershendetje zoti Sali Berisha. Po ti shkruj kto fjal prej hallit te madh un jam djale 22 vjec vendosa me lan cdo biznes te im ati cdo burim pune qe ai ka ndertu dhe erdha ne amerik vetem se Nuk Shtyhet ma nuk shtyhet ma me ate person te poshter dhe drogaxhi me ket shtet te shpifun qe ka shnderru ky person i pa moral .. nxjerri lot perdit kur shof moshen teme dit per dit cdo i ri gjen mnyra te ndryshme me u zhduk nga aj shtet kur ne aty kena kalu jeten dhe e dojm me gjith zemer por nuk rrihet ma me at ekonomi poshteruse qe asht tu ba aj qe jep pare vetem vetes dhe shokve te vet dhe tjert marojn per buk.. dhe edvin rama vjen blen 23 000 dollar kemisha ne hugo boss ne time square .. Respekte zoti Sali Berisha shpresë cdo dit qe shteti jon te zgjohet prap nga ju.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb