TIRANË

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi mbrëmjen e sotme se kryeministri Edi Rama do të kalbet 37 vjet në burg me vjedhjet dhe aktet e tij antikushtetuese. Kjo është përgjigjja që ai dha kur u pyet nëse ka frikë nga drejtësia. Në një prononcim i vendosur mes protestuesve të thirrur nga opozita, Berisha e cilësoi puç atë çfarë po bën maxhoranca ndaj Presidentit të Republikës Ilir Meta.

“Edi Rama do kalbet, të paktën 37 vjet në burg me vjedhjet dhe aktet e tij antikushtetuese. Minimumi sipas ekspertëve i takon një 37-vjeçar në burg, ndaj i bën të gjitha këto. E di se ora e drejtësisë po afron për të.
Tani ai është një armik i egër i lirisë, i shëndetit, i interesit kombëtar, i këtij kombi. Po kryen një puç tani në parlament ndaj Presidentit të Republikës, ndërkohë që ekspertiza ndërkombëtare shpalli se dekretet e tij janë në fuqi. Këta narkohorra duhet të fshihen nga faqja e dheut.
Komisioni hetimor është një akt puçist, i mirëfilltë ndaj këtij vendi që kreu i meduzës, bashkë me narkohorrat ndërmori ndaj kushtetutës, institucionit të Presidencës. për gjersa ekspertiza ndërkombëtare shpalli se ato dekrete s’mund t’i shqyrtojë askush tjetër përveç gjykatës kushtetuese, as narkoqeveria e kupolës së mafies, as narko KQZ e Denar Bibës, po iu them shqiptarëve ata po bëjnë hapa të qarta të grushtit të shtetit dhe do përballet Edi Rama.”, deklaroi Berisha

Ai tha se kjo është një kryengritje popullore e cila do ta fshijë nga faqja e dheut Ramën. “Unë flas për vrullin e hovin e kryengritësve, taktikat i përcakton udhëheqja e kryengritjes. Kryengritja sot është më e fortë se kurrë”, tha ish-kryeministri.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb