Në një reagim në facebook, ish-kryeministri Berisha  akuzon kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj se kanë dryshuar projektin e miratuar të Unazës së Re.

“Edi Rama Lal Plehu kane ndryshuar projektin dhe kane rritur gjeresine e unazes nga 27m qe ishte projekti i miratuar ne 63 m, dhe trotuarin e njeres ane nga 11 ne 33 m per te afruar rrugen afer ndertimeve te trafikantve dhe narko qeveritareve!” –shkruan Berisha ndërsa shton ndër të tjera, se bizneseve në zonë i është ndërprerë energjia elektrike.

Statusi i Plotë:
Banditet e Lal Plehut heqin shtyllat e korentit dhe i nderpresin energjine biznesesve ne zonen e Astirit, Unaza e Re. Edi Rama Lal Plehu kane ndryshuar projektin dhe kane rritur gjeresine e unazes nga 27m qe ishte projekti i miratuar ne 63 m, dhe trotuarin e njeres ane nga 11 ne 33 m per te afruar rrugen afer ndertimeve te trafikantve dhe narko qeveritareve! sb

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb