TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj Durim Bamit, vendim i cili e nxjerr atë nga qelitë e burgut dhe e çon në “arrest shtëpie”. Në një postim në faqen e tij në rrjetin social “Facebook”, Berisha thotë te kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit Meta, kanë marrë mesazhe kërcënuese nga Durim Bami. Sipas Berishës, ky i fundit i kërcënon duke u thënë “më lironi ose do të flas”.

“Rama – Meta marrin mesazhe kercenimi nga Durim Bami: Me lironi nga burgu ose do te flas!
Te dashur miq, Durim Bami, njeriu te cilit Ilir Meta i pagoi nepermjet Tonit te Kombinatit, kaparin prej 20 mije eurosh te shumes se premtuar prej 600 mije eurosh per vrasjen e deputeteve Doshi dhe Fufi, dhe qe me pas genjeu duke thene se ka bere deshmi te rreme nen kercenimin e Tom Doshit, po kercenon nga qelia Meten dhe Ramen. Mesohet se Bami ne takimin e tij te fundit me bosin e tij Tahiri, i ka thene ketij te fundit se kerkon lirimin e menjehershem nga burgu siç i ka premtuar Meta dhe Rama perndryshe ai do te tregoje te verteten mbi skenarin e tyre dhe presionin qe ata i kane bere, kercenimet e tyre per te ndryshuar deshmine e dhene deputetit Doshi.
Durim Bami u arrestua nen akuzen “vrasje me paramendim ne bashkepunim te mbetur ne tentative” fill pas akuzave publike te Tom Doshit per vrasje per Ilir Meten. Me vone Bamit iu nderrua akuza ne “shpifje dhe mashtrim”, por me lirimin e Tom Doshit ai i axhituar shume, iu ka nisur Metes dhe Rames kercenime ultimative “me lironi ose do flas te verteten dhe do te vini ju ketu ne vendin tim”. Dy ditet e fundit Bamit i kane nisur ne qeli per ta qetesuar Shullazin dhe Kallakun!! Sb”, shkruan Berisha në rrjetin social “Facebook”.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb