Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka reaguar më anë të një postimi në Facebook në lidhje me tragjedinë që ndodhi në kryeqytetin e Koresë së Jugut Seul, ku mbi 150 persona raportohet se kanë vdekur dhe dhjetëra të terë janë plagosur pas një shtypjeje masive gjatë festimeve të Halloween-it.

Berisha e cilësoi ngjarjen e rëndë si një tragjedi të vërtetë, ndërsa ka shprehur ngushëllimet e tij për familjet e viktimave të kësaj ndodhie të rëndë si dhe autoriteteve të vendit dhe ka shtuar se lutet për shërimin e plotë të të plagosurve.

Postimi i plotë:
Një tragjedi e vërtetë në festën e Halloween në Seul!
Të dashur miq,
Mbi 150 persona kanë vdekur dhe mbi 80 janë plagosur në një shtypje masive të masës së madhe të njerëzve që po festonin Halloween-in në Seul në Korenë e Jugut.
Me këtë rast, i shpreh ngushëllimet me të ndjera familjeve të viktimave që humbën jetën në këtë tragjedi të rëndë, si dhe autoriteteve të vendit dhe lutem për shërimin e plotë të të plagosurve.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb