ish-kryeministri Sali Berisha kujton përmes një postimi në “facebook” 30-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, duke e cilësuar këtë ngjarjen më të madhe në historinë e lirisë së botës pas Luftës së Dytë Botërore.

Në mesazhin e tij, Berisha sulmon ashpër dhe kryeministrin Edi Rama, për qeverisjen në gjashtë vitet e fundit, teksa shprehet se “Edvin Kristaq Mafia me bastardet e tjere te bllokmeneve hoxhiste, mafien e droges dhe bandat kriminale ka instaluar ne Shqiperi narkoshtetin e vetem ne Europe, ka shnderruar vendin ne qender operacionale te organizatave kriminale te rajonit, Europes, Amerikes se Veriut dhe asaj te Jugut, Lindjes se Mesme dhe Azise, ka vjedhur dhe shperdoruar me narkozyrtaret e tij mbi 3,5 miliarde euro”.

Mesazhi i Berishës:

30 vjetori i renies se murit te Berlinit!

Ngjarja me e madhe ne historine e lirise ne bote pas Luftes se Dyte Boterore!

Te dashur miq, sot kombi mik gjerman, kombet e shtypura nga diktaturat komuniste ne Europe dhe njerezit liridashes ne mbare boten kremtojne 30 vjetorin e renies se Murit te Berlinit si ngjarjen me te madhe ne historine e lirise te Europes dhe botes pas Luftes se Dyte Boterore.

Si sot 30 vjet me pare, me 9 nentor te vitit 1989 dhjetra mijra qytetare te Gjermanise Lindore u hodhen me guxim te papare mbi murin e Berlinit. Ata me heroizem te pashoq shemben murin me te gjate ne histori qe shtrihej nga Kanali i Korfuzit ne Detin e Beringut dhe qe ndante Berlinin, Gjermanine dhe Europen ne dy gjysma, dy bote, ne boten e lire dhe ate te barbarise se ditktaturave komuniste.

Rrezimi i Murit te Berlinit 30 vjet me pare u shoqerua me renie njera pas tjetres te diktaturave komuniste ne Europe.

Ne shqiptaret dhe kombet e tjera te shtypura i mbetemi perjete mirenjohes gjermaneve guximtar qe shemben ate. Nje mirenjohje e veçante i takon Presidentit Ronald Regan, i cili dy vite para rrezimit te murit, ne nje vizite ne Berlin do ti drejtohej Mihail Gorbaçovit nga Porta e Brandenburgut me thirrjen qe pushtoi zemrat qindra milion qytetareve te shtypur ne anen e erret te murit te Berlinit: “zoti Gorbaçov, rrezoje kete mur”, dhe me nje vizion gjenial do shpallte para gjermaneve dhe mbare botes se: “liria e gjermaneve eshte çeshtje e lirise boterore”.

Sot eshte nje dite qe ne shqiptaret dhe ish kombet e shtypura nga diktaturat komuniste ju shprehim mirenjohje perjete Papes Gjon Pali i II, Presidentit te SHBA, Xhorxh Bush, kancelarit Helmut Kohl, Presidentit te Ish Bashkimit, Sovjetik Mihail Gorbaçov, qe me vizionin, guximin e tyre bene te mundur rrezimin paqesor te Murit te Berlinit dhe se bashku me te rrezimin e perandorise te se keqes, perandorise komuniste dhe bashkimin e Gjermanise.

Ne Shqiperi muri i “Berlinit”, diktatura hoxhiste u rrezua vetem nje vit me vone, ne dhjetor te vitit 1990 nga levizja e rinise studentore, intelektualeve dhe qytetareve te Tiranes, levizja paqesore me e fuqishme ne historine e vendit, qe ne pak dite gjunjezoi diktaturen komuniste me te eger te Europes dhe hapi dyert e mbyllura te lirise dhe pluralizmit per shqiptaret.

Shqiptaret ne rrugen e lirise kaluan ne vitin 2008 nga vendi i trete me i varfer i planetit qe ishin ne vitin 1992 me vetem 204 dollare per fryme, ne grupin e vendeve me te ardhura te mesme te larta, nga vendi me i izoluar i planetit eshte ne anetare te Keshillit te Europes dhe NATOs, sot ata levizin pa viza ne Europe, ka marre statusin e vendit kandidat per anetare ne BE, te cilin e bllokoi per dy vite me radhe Edvin Kristaq Rama, nga vendi i lirive dhe te drejtave te ndaluara me kushtetute, ne vendin e besimeve te lira fetara, lirive dhe te drejtave te garantuara me kushtetute..

Megjitheketo, demokracia shqiptare keto 6 vitet e fundit ka njohur regres te madh. Sot ajo eshte me ne rrezik se kurre ne ekzistencen e saj.

Edvin Kristaq Mafia me bastardet e tjere te bllokmeneve hoxhiste, mafien e droges dhe bandat kriminale ka instaluar ne Shqiperi narkoshtetin e vetem ne Europe, ka shnderruar vendin ne qender operacionale te organizatave kriminale te rajonit, Europes, Amerikes se Veriut dhe asaj te Jugut, Lindjes se Mesme dhe Azise, ka vjedhur dhe shperdoruar me narkozyrtaret e tij mbi 3,5 miliarde euro.

Ky bastard i skulptorit Xhelat Kristaq Rama, i cili firmosi me Ramiz Aline varjen publike te poetit disident Havzi Nela vetem nje vit para renies se Murit te Berlinit, Edvin Kristaq Rama si nje monster e vertet kombetare u shkaterroi shqiptareve endrren e tyre me te bukur, projektin e te ardhmes se tyre me te ndritur, integrimin e vendit ne Europe.

Prandaj dhe sot kjo dite me shume se kurre eshte nje kushtrim, thirrje per çdo shqiptar te ngrihemi dhe shpetojme vendin nje minute e me pare nga Edvin Kristaq Mafia, ky kob i zi qe i beri gjemen Shqiperise. sb

Sala
Sala

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb