TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e një pushuesi që ndodhet në Sarandë për pushime që denoncon gjendjen skandaloze dhe mungesën e ujit të pijshëm.

Berisha thotë se pushuesi denoncon si mashtruese kryetaren e Bashkisë.

STATUSI I BERISHËS

Saranda prej dy ditësh pa ujë!
Pushuesi dixhital denoncon si mashtruese kryetaren e Bashkisë.

Lexoni mesazhin e pushuesit dixhital. sb
“Përshëndetje Mr Berisha, kemi 2 ditë që kemi ardhur në Sarandë me pushime nga Anglia po nuk kemi ujë të lahemi jemi me fëmijë të vegjël, skandaloze! Kryetare e bashkisë premtoi se do hiqte depozitat, por këtu s’ka pikë ujë prej 2 ditësh s’dimë ku të ankohemi respekt.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb