TIRANË – Ish-Kryeministri Berisha paralajmëron familjet shkodrane përreth stadiumit “Loro Boriçi” të mos lëshojnë shtëpitë,  se në trojet e tyre, qeveria ka parashikuar të ngrejë pallate dhe jo parkingje të kërkuara nga UEFA.
 
Berisha ka lënë një mesazh në Fb, nisur nga protesta e disa qytetarëve shkodranë sot, para Kryeministrit Rama, lidhur me shembjen e shtëpive për zgjerimin e stadiumit.
 
“Rama u ofroi përfaqësuesve të tyre bukvalen e rradhës, – shkruan Berisha. – Sipas tij, prishjen e shtëpive të tyre për të ndërtuar aty parking e kërkon UEFA dhe se ai nuk do t’i prishë ato pa i shpërblyer me çmimet e tregut.

Ju bëj thirrje qytetarëve të mos besojnë mashtrimet e Ramës, premtimet e tij për kompensim të drejtë, pasi ato janë si legalizimet dhe shëndetësia falas. Kurse pretendimi se ndërtimin e parkingut në sheshin që do të hapet nga shembja e shtëpive të tyre e kërkon UEFA, është thjesht një trillim banal, sepse këtë gjë nuk e kërkon UEFA, por e kërkon mafia qeveritare,- përfundon ai, – e cila në sheshin që është i lirë, ngjitur me stadiumin, ka vendosur të ndërtojë pallate.”
 
(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: