Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar ashpër sot kryetarin e komanduar të PD-së, Enkelejd Alibeaj për fshehjen e dënimit të vëllait të tij në një nga vendet e Europës.

Duke folur në konferencën e përjavshme për shtyp, Berisha tha se për shkak të problemeve të vëllait, Alibeaj po mbahet peng nga Rama.

“Alibeaj ka fshehur vëllain e tij kriminel i cili është arrestuar për rrëmbim me armë në vendet e BE-së dhe sot nuk tregon se ku është. Ai ndan të fshehtat me Edi Ramën. Alibeaj mbahet peng sepse për këto rekorde kriminale ai nuk mund të ishte kurrë deputet, bashkëjetuesja e tij mund të mos zgjidhej kurrë në gjykatë. Ai ka fshehur akte të tmerrshme të vëllait të tij. Këto nuk janë shpikje, janë dokumente zyrtare që ekzistojnë në KQZ”, tha Berisha.

Sipas tij “Kjo nuk është përçarje, është pengmarrje e disa eksponentëve. Unë nuk them se kjo nuk ndikon dhe nuk ka një kosto. Kur kryeministri arrin të marrë peng eksponentë të opozitës, ky është një akt shumë i rëndë. Alibeaj kur nja problem të tillë, ose e bën publike dhe e dënon dhe del mënjanë, por jo të mbahet peng. Nuk ndodh kjo. Ke dëgjuar që janë përjashtuar nga vettingu vetëm se janë ulur me një nip me probleme me ligjin? Ky ka vëllain, bashkëjetuesja ka kunatin, të armatosur gjer në dhembë duke plaçkitur në supermarketet e Europës. Alibeaj e di se ku është dhe e fsheh me Edi Ramën. i përgëzoj të gjithë ata që u larguan nga ky aventurier”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb