Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar nga Këshilli Kombëtar paraardhësin e tij në krye të kësaj partie, Lulzim Basha për drejtimin e dështuar në 8 vite të PD-së.

Sipas Berishës, atëherë kur partia e kërkoi, anëtarët e saj, u ngritën dhe dëshmuan se kjo forcë politike është më e madhja në Europën postkomuniste pas asaj të kryeministrit Orban në Hungari.

“Ne ia dolëm përkundër vështirësive të jashtëzakonshme të jemi sot opozitë e vërtetë, të jemi sot më të fuqishëm se kurrë, më të vendosur se kurrë në misionin tonë.

Sa herë që të analizosh këtë process, këtë arritje historike, process të papërsëritshëm, gjen se merita absolute u takon anëtarëve të PD-së. ata në 8 vite, tani jemi në të 9-tin, kishin ruajtur si gjënë më të çmuar misionin e tyre të lirisë. Ata u ngritën sapo u dha kushtrimi, sapo u bë thirrja, u ngritën në këmbë për të shpëtuar forcën e tyre politike. Me idealet e tyre udhëheqëse kishin arritur që edhe në zgjedhjet e fundit ta mbajnë këtë parti forcën më të madhe politike në Europën post komuniste pas FIDES të Hungarisë”, tha Berisha.

Sipas tij “PD kaloi nga humbja në humbje për shkak të udhëheqjes së saj problematike, dështake, për shkak të pazareve të udhëheqjes së saj dhe jo për shkak të anëtarëve. Ata iu përgjigjën çdo thirrje në 8 vite, sakrifikuan dhe bënë çdo sakrificë të madhe në 8 vite. E gjitha kjo përbën një detyrim madhor për ne”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb