TIRANE – Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar “Opinion”-in e Blendi Fevziut, duke e cilësuar emisionin e së enjtes, si më të neveritshmin në historinë e mediave. Në një status në faqen e tij në “Facebook”, Berisha shkruan se “në emision, pa asnjë bazë, u shpallën të mirëfilla mashtrimet e Saje Qorrit”.

“Krimi në “Opinion”, zhvillim dramatik! Të dashur miq, sonte emisioni “Opinion” u shndërrua në njërin prej më të neveritshmëve në historinë e mediave. Nga gjashtë pjesëmarrës, vetëm njëri u përpoq të thoshte gjysëm të vërteta për situatën dramatike të rendit, ndërsa të tjerët nuk kuptoheshin në ishin oficerë policie apo agjent civil të policisë por që bënë gjithçka të lehtësonin dhe avokatonin policinë. Ky është një zhvillim tepër i rëndë, është dominim absolutisht i krimit dhe policisë së lidhur këmbë e kokë më krimin mbi mediat. Në emision, pa asnjë bazë, u shpallën të mirëfilla mashtrimet e Saje Qorrit! “- shkruan Berisha në “Facebook”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: