TIRANE- Ish-kryeministri Sali Berisha ka sulmuar pasardhësin e tij Edi Rama lidhur me intervistën e këtij të fundit në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në ‘News24’.

Përmes një statusi në ‘Facebook’ Berisha tha se Rama shpërtheu kundër gazetarëve në studio. Berisha e cilësoi reagimin e Ramës një ‘shpërthimin kafshëror te papërmbajtur te te sëmurit psiqik te pamjekuar’.

REAGIMI I BERISHËS
Nje debat si ne spital psiqiatrik!
Te dashur miq, ky debat nuk eshte zhvilluar nje nje spital psiqiatrik midis personelit mjeksor dhe nje te semuri ne krize skizoide por eshte zhvilluar ne mes nje pacienti dhe nje grupi gazetaresh ne nje studio televizive.
Ne video Kallam Deshtaku i pamjekuar ne krize paranoje shperthen ndaj gazetareve sepse ata i thone:
-Deputeti i tij Rrahman Rraja ka ndihmuar te birin Rexhep Rraja dhe se
-viktima XH M eshte ankuar edhe me pare ne rajonin e policise
Ndiqeni ketu shperthimin kafsheror te papermbajtur te te semurit psiqik te pamjekuar! sb
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb