TIRANË-Ish kryeministri Sali Berisha kërkoi sot në kuvend ngritjen e një komisioni hetimor për përgjimet. Berisha akuzoi ministrin e Transporteve Edmond Haxhinasto, ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli dhe ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se po bëjnë përgjim partiak. Sipas tij këta ministra kanë kontaktuar me një kompani për të blerë program hakerimi.

“Jam këtu për të denoncuar përpjekjen e paskrupullt për të vënë shoqërinë nën përgjim. qeveria shqiptare me tre ministra është vënë në kontakt me një kompani për ti blerë programin e hakerimit. Nuk jam kundër që Prokuroria e Shtetit dhe Shërbimi Inteligjent në pëtputhje me ligjin të ketë të gjitha mundësitë.

Po që të kërkoj edhe Haxhinasto, Mimi Kodheli edhe Sajmir Tahiri ky është përgjim partiak. Kjo do të thotë të marrim dy kopje të përgjojë LSI dhe partia siçiliste. Unë e quaj këtë megaskandal dhe kërkoj një komision hetimor parlamentar sepse jemi para faktit të përgjimit partiak. Nuk mund të pranoj që tre ministra të vendosen prapa një programi hakerimi, “- u shpreh Berisha.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: