Ish-kryeministri Sali Berisha është takuar sot për herë të parë me deputetët e Shkodrës të cilët kanë marrë pjesë në homazhet në nderim të 2 prillit dhe 4 martirëve të demokracisë. Berisha tha se është koha të bashkojmë forcat dhe energjitë për t’u përballur sipas tij me regjimin.

“Nuk jam takuar sot për herë të parë, publikisht po. Është pa diskutim një bashkim me deputetët e Shkodrës të cilët unë i nderoj dhe i respektoj të gjithë deputetët e PD-së. Është koha të bashkojmë forcat dhe energjitë tona përballë një regjimi i cili edhe njëherë e them dhe ju e shihni se përbën një organizatë të vërtetë kriminale në aktet e plaçkitjes së këtij vendi.
Është shumë e thjeshtë të thuash për 3 të rinj se janë organizatë kriminale se bëjnë vepra të paduhura, kurse kur janë me kollare dhe kostume ky kategorizim, pavarësisht se vjedhin në zinxhirë, pavarësisht se ndajnë qindra miliona me njëri-tjetrën kjo nuk përbën organizatë, kjo është super organizatë. Edi Rama është deziekulibruar plotësisht sepse e sheh që ngado që lëviz del ai që është”, tha Berisha.

Sipas tij, Rama i ka kohërat e numërurara dhe tha se veprimet konkrete do të fillojnë së shpejti. “Kam besim se me qytetarët e Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë ai i ka kohërat e numëruara. Veprimet konkrete? Shpejt do t’i fillojmë”, tha Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb