Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka publikuar foto nga takimi në Bruksel me Presidentin e Unionit Demokrat Ndërkombëtar (IDU), Stephen Harper.

Berisha shprehet se gjatë takimit, e njohu Harperin me situatën politike në Shqipëri dhe, në veçanti, me zhvillimet e zgjedhjeve të fundit, të cilat kreu demokrat i cilëson si “masakër elektorale”.

Një takim i rëndësishëm me Presidentin e IDU, Z. Stephen Harper, në Bruksel, të cilin e njohëm me farsën e fundit zgjedhore në Shqipëri”, shkruan Berisha.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb