Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka  ka paralajmëruar protesta të tjera nëse dyert e selisë blu do të jenë të mbyllura e të blinduara.

I ftuar në “Kjo Javë”, Paloka ka mohuar dhunën në protestën e datës 8 janar në selinë blu. Ndërkohë lidhur me shkarkimet dhe pezullimet Paloka tha se kryedemokrati Basha nuk ka tagër për këtë.

“Në 8 vite këto që po thuhen sot i kam dëgjuar. E kam mbrojtur Lulzim Bashën dhe jam prishur me njerëz për ta bërë këtë. Sali Berisha duhet të mbajë përgjegjësi, ka një mission. Misioni i tij nuk është personal, është shumë më e madhe.

Në këto zgjedhje të gjithë ne që votuam në referendum, me dokumenta, kartë identiteti të verifikueshme. I mbyllëm firmat pasi kishim frikë se mos hynte dikush, emission investigative, gazetar. E kundërta ndodhi me grupin e Bashës, ccdo gjë ka qenë qesharake.

Letrat kanë shkuar në gjykatë për ndryshimet që kanë ndodhur. Juridikisht Basha nuk ka asnjë tagër për të më shkarkuar.

Do të ketë protesta të tjera?

Protesta do të ketë kundër qeverisë, selia është shtëpia jonë. Ta harrojnë se na ndalojnë të hyjmë aty. Nëse vazhdojnë me blindime, format për të hyrë në seli do jenë ndryshe. Në atë protestë isha vetëm për reagim të disa deklaratave të bëra nga funksionarët e Bashës. Po të ishin dyert e happura do shkonim 2-3 veta. Nuk goditëm njeri.

Ne kemi filluar rioganizmimin e partisë. Në 6 bashkitë e zgjedhjeve ky process do të ndërpritet dhe janë ngritur shtabet për përgatitjet për zgjedhjet. Do të bëjmë përpjekje për të pasur koalicion të gjerë.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb