Ish-kryeministri dhe presidenti shqiptar, Sali Berisha i ka bërë thirrje sekretarit të përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi që të mos kërcënohen delegatët për dhënien e firmave.

Ai tha se të gjithë demokratët të jenë të lirë të bëjnë çfarë të duan dhe të shprehen si mendojnë. Berisha theksoi më tej, se publikimi i emrave të personave që kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit, ka shkaktuar panik, si te Lulzim Basha, por edhe Edi Rama. Sakaq, ai i bëri thirrje të gjithë demokratëve që të jenë të pranishëm në Kuvend, edhe nëse nuk kanë firmosur për mbledhjen e saj.

“I bëj thirrje zotit Gazment Bardhi. Në ndonjë degë tek tuk ka zyrtarë që bëjnë presione ndaj anëtarëve që të marrin funksione që si kanë pasur për qëllime delegati. Në këtë veprimtari ftoj çdo kryetar që të rri larg këtyre veprimtarive, çdo demokrat është i lirë të shprehë mendimin e tij. Por në mënyrë kategorike jo të manipulojë e të shkelë rregullat. PD është në fazën e fundit të saj dhe kërkon të mos ketë jashtë saj asnjë anëtar. Ligjet mbrojnë të dhënat personale, e ju garantoj se kurrë pa lejen tuaj, pa lejen e qytetarit nuk do të bëhen publike.

Të dhënat i mbron kushtetuta, Konventa e të drejtave të njeriut. Ato bëhen publike me pëlqimin e individit. Ata të cilët morën vendimin për të bërë publike të dhënat e tyre, i dhanë një goditje tmerruese Edi Ramës. Sepse gjithçka që bën, peng Basha, në çdo studio që shihni këta analistët e xhepit apo ndonjë si mercenar, që të gjitha fabrikohen në zyrën e Edi Ramës nga Fuga i tij. Ky publikim it ë dhënave ka rritur shumë besueshmërinë e madhe të kësaj lëvizje të fuqishme në publikun shqiptar. Garantoj ata që nuk kanë dhënë miratimin për t’ia lexuar emrin se janë të respektueshëm dhe janë shumë të mirëpritur në Kuvendin Kombëtar, së bashku me ata që nuk kanë firmosur fare”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb