TIRANE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar përmes një postimi në facebook, lidhur me vdekjen e një të burgosuri i cili pak ditë më parë ndërroi jetë në burgun e Bëncës në Tepelenë.

‘Një vrasje tjetër shtetërore në burgjet skëterre e regjimit të Kakistokracisë’ – shkruan Berisha ndërsa shkruan se akuzon narkoshtetin per vrasjen e tij sepse vetem ne nje narkoshtet dhe askund tjeter ne bote mund te ndodhe qe qytetari mbahet 3 vjet ne burg per 13 gr hashash.

“Akuzoj narkoshtetin per vrasjen e tij sepse vetem ne nje narkoshtet dhe askund tjeter ne bote mund te ndodhe qe qytetari mbahet 3 vjet ne burg per 13 gr hashash nderkohe kur nipi i diktatorit Enver Hoxha, Hitlerit shqiptar te Pasluftes del nga burgu per tre vjet ndonese anetar kryesor se bashku me Olsi Ramen i grupit te Xibrakes, grupit qe dispononte fabriken me te madhe te Kokaines ne Ballkan, ose lirohet brenda dy viteve megatrafikanti i magazines me se paku 13 -24 tonalata kanabis ne rrethin e Permetit. Vetëm në shtetin e trafikanteve, gangstereve, horrave mund te ndodhe kjo.” – shkruan Berisha.

Në vijim Berisha apelon institucionet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut të ndërrmarrin me urgjencë një inspektim në të gjitha institucionet e vuajtjes së dënimit në Shqipëri.

“Me kete rast i bej thrrje Komitetit Europian per Parandalimin e Tortures dhe Trajtimit ose Ndeshkimit Çnjerezor, Degradues prane Keshillit te Europes, Komitetit Kunder Tortures te OKB, institucioneve te tjera nderkombetare te te drejtave te njeriut te ndermarrin me urgjence nje inspektim ne te gjitha institucionet e vuajtjes se denimit ne Shqiperi, te njihen me kushtet, torturat fizike dhe psiqike çnjerezore, mesjetare qe ushtrohen ndaj te burgosurve, personeli i perbere nga bandite me uniforme, trafikante, deliknkuente, sadiste te narkoshtetit te instaluar. Ftoj keto institucione te konsiderojne aplikimin e neneve ndeshkuese ndaj narkoshtetit shqiptar per qendrimin kriminal ndaj personave qe vuajne denimin apo jane ne paraburgim ne institucionet e vuajtjes se denimit ne Shqiperi.” shkruan më tej Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb