Ish-Kryeministri Sali Berisha gjatë një interviste me gazetarin Blendi Fevziu ka treguar edhe arsyet e anëtarësimit të tij në Partinë e Punës.

Duke bërë një panoramë të kushteve në të cilat e mori këtë vendin, Berisha tha se ky hap nuk ka patur asnjë qëllim për të rregulluar biografinë apo karrierën.

Fevziu: Si u anëtarësuat në Partinë e Punës dhe përse e bëtë këtë zgjedhje?
Berisha: Rrethanat ishin të tilla. U pushtua Çekosllovakia në vitin 1968 dhe e përjetova me një dhimbje shumë të madhe. Sepse kishim shumë shpresa tek Pranvera e Pragës. Krijonte një shpresë për vendet komuniste.

Fevziu: Mendonit për një periudhë liberale që atëherë?
Berisha: Padiskutim. Mirëpo pushtimi i Çekisë solli në plan të mundshëm pushtimin e Shqipërisë. Fliteshin këto gjëra. Së pari Nikita Hrushovi bëri gabimin që u largua nga Pashalimani. Së dyti, reagimi i NATO-s ishte inekzsistent. Çka do të thoshte se me këto vende Bashkimi Sovjetik mund të bentë ç’të donte. E treta, në atë kohë na mblidhnin në zbor dhe shihja ushtarakë të shkolluar në Moskë që na tregonin kapacitetet e BS dhe unë i konsideroja ata të shitur.
Në këto kushte isha i bindur të bëja çdo gjë për të mbrojtur vendin, tim. Kjo ishte arstyeja, asnjë arsye tjetër mbi to. Nuk kam patur problem as për të përmirësuar biografinë, as për karrierën, asgjë.

Fevziu: Keni besuar tek komunizmi?
Berisha: Fillimisht mund të kem besuar diçka, jo plotësisht, sepse kisha në familje njerëz që më sqaronin, njerëz që kishin qenë anëtarë partie dhe ishin larguar me vullnetin e tyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb