TIRANË – Zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015, sipas Berishës, janë përcaktuar të fitohen 50 me 9 nga Partia Socialiste, pasi ndarja e re administrative në 61 bashki është bërë me këtë qëllim.

Ish-Kryetari i PD dhe ish-Kryeministri, gjatë analizës 1-vjeçare të zhvillimeve të Shqipërisë para medias sot, deklaroi se nuk e di se çfarë qëndrimi do të mbahet në të ardhmen, por “të përcaktosh rezultatin 50 me 9, nuk di sa mund të pranohesh.”

“Në Europë nuk imagjionohet bojkoti i zgjedhje pa shkaqe, – tha Berisha për mediat sot, – mosmarrja pjesë në zgjedhje nuk imagjinohet. Por mendo se me analizën elektorale të bërë, përjashto PD-në, është bërë që nga 61 bashki, PS-ja të domonojë në 51 prej tyre. A do të pranohet që të bëhet paraprakisht një marrje në tavolinë e zgjedhjeve?! Zgjedhjet janë të vdekura pa u zhvilluar. Ky është raporti. Se çfarë qëndrimi do mbahet, do ta ndjekim në vazhdim. Ne jemi vend me një kontratë me BE-në dhe jemi të detyruar të punojmë për standartet e zgjedhjeve,” – tha ai.


VITI I SHTETIT POLICOR, ARRESTOHET GUVERNATORI, VRITET BANKIERI, RREMBEHEN QYTETARET

Berisha e ka etiketuar vitin 2014, si vitin e shtetit policor dhe të maskave. Duke analizuar situatën e rendit, Berisha spikati tri momente të rëndësishme:

Së pari, arrestimin e Guvernatorit të Bankës së Shtetit, i cili u arrestua dhe sot e kësaj dite nuk është marrë në pyetje ende, shefi i rojeve të sigurisë për shkak të super-respektit që Rama ka për vajzën e tij të fuqishme në shtet.

Së dyti, vrasjen në vendim më të sigurt të bankierit Artan Santo, që mbetet një akuzë e rëndë;

Së treti, vrasjen e katërfishtë nga Kostandini i Partisë, që përbën një akt tjetër të papërsëritshëm.

Po ashtu, ky vit mund të quhet edhe si viti i Riformatos dhe trafikut të drogës.”

Në këtë këndvështrim, Berisha deklaroi edhe se “falangat e shtetit policor rrëmbejnë çdo natë qytetarë dhe i çojnë në komisariate për të ashtuquajturin verifikim. Ky është një terror i turpshëm që ushtrohet ndaj popullatës civile nga falangat e PS-së apo partisë së Kostandinit.”

Qytetarëve iu dhunohet banesa dhe privatësia, pra, thyhen të gjitha të drejtat themelore, që janë të përcaktuara me Kushtetutë. Qytetarëve u vendos me urdhër të Edi Ramës t’iu merret numri IMEi nga celularët, me qëllim që t’iu kontrollohej e gjithë posta dhe thirrjet e tyre.

Po ashtu, gjendja e të burgosurve është bërë shumë e rëndë. Pavarësisht standarteve bashkëkohore që iu krijuan të burgosurve në vitin 2005, sot ata flenë dy e tre në një shtrat e me një batanije ndërsa numri i të paraburgosurve e ka kaluar numrin e atyre në Irak e Siri,” – tha ai.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb