TIRANE-Ish-kryeministri Sali Berisha përmes një statusi në ‘Facebook’ ka reaguar për investimet e qeverisë ‘Rama’ për ndërtimin e rrugëve.

Sipas Berishës, qeveria në këtë sektor po bën vjedhje klamoroze, ndërsa shton se është dhjetëfishuar çmimi i rrugëve. Ai tha se në 2009-ën një km autostradë me 4 korsi kushtonte 1 milion euro, ndërsa sot do të kushtojë sipas tij mesatarisht 10-11 milionë euro.

REAGIMI I BERISHËS
Vjedhje klamoroze!!
Dhjetefishohet çmimi i rrugëve nga vjedhjet e Piktori dështak dhe narko-hajnave e tij.
Te dashur miq, në vitin 2009, një kilometër autostradë me katër korsi, me gjerësi 25 metër, me trotuare dhe ndriçim, ka kushtuar 135 milionë lekë ose, 1 milion euro, ndërsa një e tillë me projektin “One Billion” për terrene te ngjashme sipas te dhënave zyrtare te ministrisë se Financave do të kushtojë mesatarisht 10-11 milionë euro. Pra rritja është 10 here apo 1000% ndërkohë qe indeksi i çmimeve ne ndërtim po sipas te dhënave zyrtare është rritur vetëm me 4,8%. Kostoja me të cilën do të ndërtohen rrugët e projektit “One Billion” rezulton të jetë gati e njëjtë me koston me të cilën u zhvilluan punimet në tunelin e Kalimashit, në Rrugën e Kombit!?!?!! Sb”, shkruan Berisha.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb