TIRANE– Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Shkodër, ku u vranë dy të rinj çekë. Duke e cilësuar “një vrasje e pabesë, një krim horror, i njëjtë me një akt kanibalesk!”, Berisha nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” thotë se Qeveria duhet të trefishojë shumën për informatorët.

Ndërsa i shpreh ngushëllimeve familjarëve të dy turistëve çekë, Berisha fton qytetarët e Prekalit që të informojnë Prokurorinë.

“Vrasja mbremshme e dy turisteve çek eshte atentat i rende ne moralin, virtutin e mikpritjes dhe kodin e saj.Ky akt eshte nje krim horror, nje vrasje e pabese, e njejte me nje akt kanibalesk. Duke shprehur ngushllimet me te sinqerta familjeve te viktimave, ju bej thirrje qytetareve te Prekalit dhe te te gjithe zones te informojne Prokurorine per çdo te dhene qe kane per kete ngjarje qe ka tronditur kaq thelle sot shqiptaret.

I kerkoj qeverise te trefishoje shumen dhe te japi çdo garanci tjeter per personin apo personat qe do japin informacionin e sakte per autoret e kesaj vrasje, qe na ben te skuqemi sot te gjithve, si dhe vendndodhjen e tyre! Sb”, shkruan Sali Berisha

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb