Sali Berisha i ka treguar demokratëve të Shkodrës se përse kërkon votën për t’u bërë sërish kryetar i Partisë Demokratike.

Ish-kryeministri ka thënë se votën e kërkon jo për të bërë ato që ka bërë në të kaluarën, por për të nisur një faqe tjetër për të mirën e të rinjve dhe shqiptarëve.

“Votën tuaj dhe të demokratëve nuk e kërkoja absolutisht për asgjë për atë që kemi realizuar para kësaj kohe. E kërkoj për një betejë të re, luftë të re, në të cilën ne së bashku duhet të shënojmë një kthesë rrënjësore në këtë vend. Duhet që në një përpjekje të madhe t’i japim përgjigje varfërimit të shqiptarëve. Varfëria është armë e tmerrshme. Më e pa merituara. Në këtë kontekst dua të bëj gjithçka për të mbrojtur interesin kombëtar. Nuk duhet të jemi një komb që rrisim fëmijë për emigracion. Lufta e re ka të bëjë me një përpjekje të madhe që ëndrrat e këtyre të rinjve të jenë projektet e Shqipërisë së nesërme. Unë kam besim. Nuk kërkoj të më votojë njeri për ato që janë bërë deri sot. E kërkoj pikërisht për këtë që thash. S’u ndalua ndonjëherë procesi drejt BE.

S’po them që po ecnim rrufejshëm, por në NATO u anëtarësuam, morëm statusin e vendit kandidat. Ne do të zbatonim ato kërkesa që s’kanë synim tjetër veçse mirësinë e qytetarëve shqiptarë. Më erdhi njëherë një ministër gjerman para shumë vitesh. Inauguruam një ujësjellës.

Ai mbajti një fjalim dhe shprehu disa kërkesa të BE. U kthyem në darkë. Ai tha se mos u lëndove me ato që thash? Unë të lëndohem iu përgjigja, i thash që tha fjalë të drejta. Ai tha që shqiptarët duhet të shkojnë në Evropë. Ato janë gjëra kapitale. A mundet sot Shqipëria të jetë kundër Kosovës? Kjo s’mund të bëhet kurrë. I ka vendosur traun atyre që sjellin në Shqipëri çdo vit të paktën 350 mijë euro. Lufta ime e re s’ka t bëjë me ato që na rrit, por me projekte të mëdha në të cilat qytetari shqiptar do të jetë në epiqendër të tij”, tha Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb