Analisti Eduard Zaloshnja i ftuar në emisionin “Real Story” në “News 24” deklaroi se bërja e sa më shumë testeve në popullatë nëse ka apo jo koronavirusin, është kurdoherë më e shëndetshme.

Zaloshnja theksoi se në këtë mënyrë, ai që del pozitiv me koronavirus, duhet të vetë-karantinizuar dhe në banesë, të tjerët rreth tij duhet të mbajnë maska, duke mbrojtur veten më tepër.

Një mënyrë tjetër është edhe bërja e shumë testeve. Bërja e testeve është gjë shumë e mirë. Pse? Sepse nëse ti e di që ka dikush koronavirus, mbahet distancë edhe i karantinuar sic je. Nëse ti e di që ke virusin, je shumë më i kujdesshëm”, tha Zaloshnja.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb