Kancelarja gjermane, Angela Merkel refuzoi një zgjidhje ushtarake për Libinë.

Ajo priti në ambientet e kancelarisë gjeneralin libian, Khalifa Haftar.

 

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Seibert tha se Merkel dhe Haftar diskutuan për gjendjen në Libi.

”Kancelarja përsëriti edhe një herë me forcë që, për konfliktin libian, nuk është e mundur një zgjidhje ushtarake dhe, për këtë arsye, procesi politik i vendosur në konferencën e Berlinit është i domosdoshëm”, theksoi Seibert.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb