GJERMANI-Ministri gjerman i shëndetësisë, kristian-demokrati Jens Spahn, ka propozuar ndryshimin e rregullave për donacionet e organeve. Sipas ministrit të dhurosh organet duhet të bëhet një rregull dhe jo të jepen sipas dëshirës.

Bëhet fjalë për të arritur në një ‘konsensus’ ka thënë ministri. “Vetëm kështu dhurimi i organeve mund të kthehet në normalitet”, ka thënë Jens Spahn për Bild.

Në Gjermani listat e pritjes për transplante organesh janë shumë të gjata, sepse dhurimi i organeve është shumë i ulët. “Prej shumë vitesh kemi provuar gjithçka për të rritur numrin e dhuruesve, por fatkeqësisht pa sukses”.

Nga kjo nevojë lind edhe propozimi i ministrit të shëndetit për të hapur një debat mbi këtë argument. Edhe kancelarja gjermane Angela Merkel ka bërë me dije, nëpërmjet zëdhënësit Steffen Seibert, se është në favor të hapjes së një diskutimi në Parlament për çështjen e dhurimit të organeve.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb