Kancelarja gjermane Angela Merkel premtoi sot mbështetjen e saj të vazhdueshme për Irakun në betejën për çrrënjosjen e grupit ekstremist Shteti Islamik, gjatë vizitës së kryeministrit irakian, Mustafa al-Kadhimi, në Berlin.

“Shteti Islamik mbetet një kërcënim për rajonin dhe natyrisht edhe më gjerë”, tha Merkel në një deklaratë.

“Unë dua ta bëj të qartë se Gjermania qëndron fort në anën e Irakut”, shtoi ajo, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Berlinit për të arritur stabilitetin, si edhe rritjen ekonomike në Irak.

Shteti Islamik kontrollonte pjesë të mëdha të Irakut verior midis viteve 2014-2017, por ekstremistët sunitë u dëbuan me ndihmën e një koalicioni ushtarak të udhëhequr nga SHBA-ja, ku përfshihej edhe Gjermania.

Anëtarët e mbetur të grupit vazhdojnë të kryejnë ende sulme në Irak.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb