BERLIN- Dy studime të rëndësishme gjenetike në vendbanimet e amerikanëve çuditërisht kanë zbuluar se disa popullsi të largëta në rajonin e Amazonës së Amerikës së Veriut janë të lidhur në mënyrë rë qartë me australianët indigjenë.

Megjithatë, si dhe kur paraardhësit e këtyre personave kanë ardhur në “Botën e re” të Kristofor Kolombit mbetet një mister.

Të dy studimet bien dakord se të dy Amerikat u populluan kryesisht nga evropianët, që kaluan nga Siberia në Alaskë përmes Ngushticës së Beringut gjatë periudhës së fundit së akullnajave. Pasardhësit e tyre u përhapën në të gjithë kontinentin e Amerikës së Veriut dhe në të gjithë rrugën e pjesës jugore të Amerikës së Jugut.

Por, krahasimet e gjenomit treguan se popujt Surui dhe Karitiana në Amazonë kanë lidhje më të forta gjenetike me grupet indigjene në Australi, përkatësisht me australianët vendas, Guinenë e Re, Papua dhe me ishujt Andaman në Gjirin e Bengalit sesa me evropianët.

Pjesa më e madhe e dy ekipeve kërkimore të udhëhequr nga Eske Villerslev, një gjenetist evolucionar në Muzeun Historik Natyror të Danimarkës në Kopenhagë argumenton në revistën shkencore amerikane ”Nature” se gjurmët e ADN-së australiane duke filluar nga një sinjal i fortë në Surui te një sinjal shumë më i dobët te amerikanët veriorë nuk kundërshtojnë zbulimet e tyre se paraardhësit e amerikanëve të sotëm kanë ardhur në të dy Amerikat si një valë e vetme emigrimi nga Siberia, jo më herët se 23 000 vjet më parë.

Duke zbuluar gjithashtu gjurmë të AND-së australiane të ishujve Aleutian në brigjet e Alaskës thuhet se një grup relativisht i vogël që udhëtoi përmes ishujve solli ADN-në në Amerikë shumë më vonë, rreth 9 000 vjet më parë.

Ekipi i Villerslev ngre teorinë se vala e vetme e emigrimit mund të ketë qenë e izoluar në Beringia për më shumë se 8 000 vjet dhe më pas lëvizi për në dy Amerikat dhe arriti deri në jug të Amerikës Jugore jo më vonë se 14 600 vjet më parë.

”Rreth 13 000 vjet më parë një grup në Amerikën e Veriut u shkëput dhe u vendos në brendësi të kontinentit me tërheqjen e shtresës së akujve”, u shpreh ekipi.

Pasardhësit e tyre përfshijnë fisin Cree si dhe fisin Chpewyan dhe folës të tjerë të gjuhës Athabascan.

Ekipi hulumtues i dytë i udhëhequr nga David Reich, një gjenetiste e popullsisë në shkollën mjekësore të Harvardit në qytetin amerikan të Bostonit shkruan në gazetën “Nature” me qendër në Londër se prania e AND-së australiane te disa amerikanë të lindur përgjatë brigjevetë Amazonës është dëshmi e një themelimi të dytë të popullsisë në Amerikë.

E kanë quajtur këtë grup hipotetik “popullsia Y” sipas “ypykuera” që do të thotë “paraardhës” në gjuhën Tupi që flitet nga popujt Surui dhe Karitiana.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb