Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Berlin, i njohur gjithashtu si Berlinale, do të zhvillohet muajin e ardhshëm, por me rregulla më të ashpra për të reduktuar përhapjen e koronavirusit, njoftuan sot organizatorët.

Kapaciteti i vendeve në kinema do të reduktohet në 50 për qind dhe vetëm ata që janë vaksinuar kundër virusit ose të shëruar nga virusi do të lejohen të hyjnë. Për më tepër, vizitorët do të duhet të testohen përpara se të marrin pjesë dhe mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme në të gjithë vendet.

Të gjitha festat dhe pritjet janë anuluar.

“Ne jemi të vetëdijshëm për sfidat e paraqitura nga rrjedha e paparashikueshme e pandemisë”,tha drejtuesi i festivalit, ndërsa variant i transmetueshëm Omicron po përhapet në Gjermani.

“Në të njëjtën kohë, ne mendojmë se kultura luan një rol kaq elementar në shoqëri, saqë nuk duam ta lëmë atë aspekt jashtë syve tanë”, tha ai në një deklaratë.

Krahas festivaleve të Kanës dhe Venecias, Berlinalja është një nga eventet më të rëndësishme të rrethit ndërkombëtar të filmit.

Berlinale do të zgjasë nga data 10 deri më 16 shkurt, e ndjekur nga ditë të veçanta të audiencës nga 17 deri në 20 shkurt për t’i dhënë publikut një shans për të parë filmat.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb