BERLIN- Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe kryeministri turk Ahmet Davutoglou njoftuan sot se synojnë të arrijnë një heqje të vizave deri në tetor për turqit që kërkojnë të hyjnë në hapësirën Schengen, në kuadër të negociatave për të frenuar fluksin e migrantëve.

“Kancelarja dhe kryeministri kanë theksuar angazhimin e tyre për të avancuar ndjeshëm negociatat mes Turqisë dhe Bashkimit Evropian me synim heqjen e detyrimeve të vizave për qytetarët turq në hapësirën Schengen deri në tetor 2016”, njoftuan Merkel dhe Davutoglu në një komunikatë të përbashkët, në përfundim të një takimi dypalësh në Berlin.

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu, pas takimeve të zhvilluara në Forumin Botëror Ekonomik të Davosit ka vajtur sot në Berlin ku është takuar me kancelare gjermane, Angela Merkel, për të biseduar kryesisht për krizën e refugjatëve.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: