Berlini dhe Parisi presin që dialogu mes Prishtinës dhe Beogradit të fillojë shpejt, thuhet në deklaratat e ambasadave franceze dhe gjermane në Kosovë.

“Franca dhe Gjermania presin që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të fillojë së shpejti. Së bashku me kancelaren Merkel, presidenti Macron mbetet i gatshëm që të presë një samit në Paris”, thuhet në njoftimin e rastit të ambasadës franceze në Prishtinë.

Ndërkohë, ambasadori gjerman në Kosovë, Christian Heldt, thotë se Gjermania dhe Franca nxitin dialogun dhe kërkojnë vetëpërmbajtje.

“Ne mbështesim plotësisht përpjekjet e BE dhe Lajçak për arritjen e përparimeve thelbësore për zgjidhje gjithëpërfshirëse. Qeveritë tona janë të gatshme të ndihmojnë për takimin e propozuar në korrik”, thekson ambasadori Heldt.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb