Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn kërkoi sot anulimin e të gjitha manifestimeve në vend përballë rritjes së numrit të rasteve të kontaminimit të koronavirusit.

“Pasi kam folur me një numër të madh të zyrtarëve, unë inkurajoj anulimin, deri në një urdhër të ri, të manifestimit të më shumë se 1 000 personave”, deklaroi Jens Spahn, i cili koordinon politikën qeveritare përballë virusit.

Ai theksoi se masa të tilla do të mundësonin mbrojtjen e personave më të moshuar dhe të atyre që vuajnë nga sëmundjet kronike.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb