Silvio Berlusconi fajëson për humbjen e tij në zgjedhjet vendore të Italisë, Li Yonghong, pasi sipas tij 2.5 miliona tifozë të Milanit e kanë ndëshkuar atë.

“Sondazhet tona treguan se 2.5 milionë milanistë nuk më votuan si formë dënimi, pasi dorëzova Milanin në një pasues jo shumë të aftë,”-ka thënë ish-presidenti i kuqezinjve për gazetarët.

“Ata kanë qenë dhe janë të nxehur me mua por pas 30 vitesh, nuk mund t’i ndiqja më për shkak të ngarkesës.”

“Unë jam dhe do të jem, kështu besoj, presidenti që fitoi aq shumë në futboll.”

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb