Presidenti i Milanit dhe ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, i intervistuar nga e përditshmja “Il Foglio” ka krahasuar disa lider të politikës me disa futbollistë të kësaj kohe dhe të kohëve të shkuara.

Kur u pyet për kryeministrin e dorëhequr Mateo Renzi, Berlusconi zgjodhi ta krahasojë me Mario Ballotelin. Sipas tij Renzi ishte rebel, brilant, një premtim i madh, që nuk është konkretizuar asnjëherë, njëjtë si “SuperMario”.

Duket se ky krahasim nuk i ka pëlqyer aspak sulmuesit italian. Në një reagim në Twiter është shprehur i irrituar me fjalët e presidentit. “President Berlusconi… pse e përfshini emrin tim edhe në politikë? Mos vallë të mungoj? Kuqezi në zemër përgjithmonë”, u përgjigj lojtari i Nicës.
supermario
(er.ko/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb