Ish-kryeministri i Italisë, Silvio Berlusconi, ka dalë sërish pozitiv për COVID-19. Mediet italiane bëjnë me dije se ai i është nënshtruar testit të dytë, ku ka dalë sërish pozitiv me Covid-19.

Berlusconi, si shumë pacientë të tjerë, është ende duke luftuar me pasojat e sëmundjes së koronavirusit, veçanërisht lodhjen dhe rraskapitjen fizike, për shkak të së cilës ai mbetet i shtrirë në shtrat.

Berlusconi aktualisht është në karantinë në vilën e tij jashtë Milanos me të dashurën e tij, Marta Fascina, e cila gjithashtu doli pozitive për COVID-19.

Mjekët janë shprehur se ai është në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Kujtojmë që ish-kryeministri ka rezultuar pozitiv me koronavirus më 3 shtator.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb