ITALI – Italianët i janë drejtuar sot kutive të votimit në Itali teksa po mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Gjatë fushatës zgjedhore secila parti ka deklaruar se do të shpallet fituese.

Mitingjet e fundit u mbajtën nga Partia Udhëheqëse Demokratike, Lëvizja Pesë Yjet dhe Liga e Veriut, kjo e fundit një parti kundër emigrimit. Sondazhet tregojnë se aleanca e qendrës së djathtë së ish-kryeministrit Silvio Berluskoni pritet të marrë rezultatin më të lartë në zgjedhje, por megjithatë do ta ketë të vështirë të krijojë qeverinë.

Megjithatë, vetë Berluskoni nuk mund të ketë një post zyrtar deri vitin e ardhshëm për shkak të dënimit për evazion fiskal. Në Milano ku ka qendrën e votimit, Berlusconi u sfidua hapur nga një aktiviste, e cila u ngjit mbi tavolinën e komisionerëve dhe bërtiti: ‘Berluskoni ke skaduar’ shkruan Corriere.

Vajza e re sipas shkrimit që kishe në gjoks përkiste lëvizjes, “Femen”. Vajza e cila ishte rreth moshës 25-30 vjeç, ishte topless pa këmishë dhe përsëriti disa herë frazën “Berlusconi ka skaduar, koha juaj ka mbaruar” para se të bllokohej nga policia. Ndërkoi Silvio Berlusconi e komentoi me shaka : “Nuk e pashë, nuk mund të shihja asgjë”, shtoi drejtuesi i Forzza Italia.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: