Sipas raportit të sapo publikuar (2023) nga Zyra Federale për Statistika dhe SEM në Bernë, Zvicra aktualisht ka 2,275,965 të huaj që banonin në territorin helvetik, në mënyrë të përhershme.

Kështu, imigrimi neto në popullsinë e huaj rezidente të përhershme u rrit me 17,506 njësi në vitin 2023 krahasuar me një vit më parë, duke arritur në 98,851 persona, njofton gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch, due ju referuar burimeve te Zyrës Federale të Statistikave (OFS).

Zvicra ka në total 2.241.258  banorë të huaj, mes të cilëve 300 mijë janë shqiptarë. Në vitin 2023 mbi 30 mije persona kanë aplikuar për azil në Zvicër. Pas liberalizimit të vizave ne Kosovë, janë shënuar shumë pak azilkërkues.

Në vitin 2024, popullsia e Zvicrës do të rritet me 104,846 njerëz dhe në fund të vitit do të jetë 9,135,496 njerëz. Rritja natyrore e popullsisë do të jetë pozitive dhe do të arrijë në 19.235 persona.

Sipas Raporti te SEM ne Bernë mbi migracionit 2023, thuhet se  « Në fund të vitit 2023, Zvicra kishte rreth 9 milionë banorë, ¾ e tyre kishin pasaportë zvicerane. Me fjalë të tjera, në fund të vitit 2023 në shtetin zviceran jetonin 2.241.258 të huaj. Prej tyre, mësohet se 2 nga 3 ishin nga një shtet anëtar i BE-së ose EFTA-s. Emigracioni neto në popullsinë rezidente të përhershme të shtetësisë së huaj arriti në 98,851 persona».

Në vitin 1999, ndërhyrja ushtarake e Serbisë në Kosovë rriti dukshëm numrin e shqiptarëve, sikur në vendet e tjera evropiane, ashtu edhe në Zvicër. Në ato vite, Zvicra kishte 150.000 shqiptarë, kuptohet një pjesë e madhe e tyre ishin të përndjekur nga regjimi serb. Ndërsa sot autoritetet zvicerane flasin për një dyfishim të numrit të tyre.

Christoph Freymond nga Zyra Federale e Statistikave në Bernë, për gazetën zvicerane në shqip Le Canton27.ch ka deklaruar se “numri i shqiptarëve në Zvicër është shtuar dukshëm, më së shumti nga të gjitha komunitetet e tjera. Për çdo vit, qindra prej tyre natyralizohen, pra marrin pasaporta zvicerane”.

Sipas Bernës zyrtare, shqiptarët sot në Zvicër përbëjnë komunitetin më të madh dhe më të rëndësishëm në këtë vend dhe janë shembull suksesi dhe integrimi. Këtë e thonë, pos mediave edhe personalitetet helvetike, siç deklaroi ditë më parë edhe shefi i diplomacisë zvicerane z. Cassis në një bisedë për Le Canton27.ch.

Kështu, sipas z.Freymond nga Zyra Federale, sot në Zvicër jetojnë dhe veprojnë mbi 300.000 shqiptarë, qe këtu njihen si albanofon, dmth që flasin gjuhën shqipe, ku pjesa dërmuese janë nga Kosova. Bëhet falë për 200 mijë shtetas të Kosovës, kurse nga Maqedonia e Veriut rreth 70 mijë, nga Lugina e Preshevës 20 mijë dhe të tjerët janë nga Shqipëria dhe Mali i Zi. Sipas Zyrës Federale të Statistikave rreth 100 mijë shqiptarë të tjerë posedojnë pasaportat e kuqe me kryq të bardhë.

Migrantët nuk vijnë vetëm në Zvicër, por ata edhe largohen. Kështu në vitin e kaluar Berna ka larguar 75 291 të huaj, disa në baza vullnetare e disa me forcë, madje edhe me polici, raporton nga Berna gazeta zvicerane në shqip Le Canton27.ch

Viteve të fundit Zvicra, më shumë largon shqiptarë se sa pranon. E thamë këtë, sepse sikur Shqipëria, ashtu edhe Kosova për Zvicrën konsiderohen si « vende të sigurta » dhe shanset janë shumë të vogla, madje minimale për azil. Zyrtarët nga SEM në Bernë për gazeten zvicerane në shqip Le canton27.ch kanë pohuar se pas liberalizimit të vizave në Kosovë, nuk ka azilkërkues shumë, ata janë vetëm 6, të cilëve ende nuk ju është akorduar azili.

Mësohet po ashtu se vitin e kaluar në Zvicër hynë 76 qytetarë nga Shqipëria, kurse nga Kosova 83 dhe 104 nga Maqedonia e Veriut. Sa i përket azilit, në muajin janar të këtij viti, sipas Bernës, janë bërë 10 kërkesa për azil nga Maqedonia e Veriut, kurse nga Kosova 6 dhe Shqipëria vetëm 2.

Shqiptarët nga Kosova dhe Shqipëria ta harrojnë azilin, meqë qeveria zvicerane këto dy shtete i konsideron si « vende të sigurta ». Në lidhje me shtetasit e vendeve jo-anëtare të BE-së ose EFTA-s, kantonet dhe SEM kanë nxjerrë 7480 autorizime pune. Ndër përfituesit, 6632 ishin nga vendet e treta dhe 848 nga Mbretëria e Bashkuar.

41.299 të huaj patën pasaporta zvicerane gjatë vitit. Gjysma e të natyralizuarve ishin nga Gjermania, Italia, Franca, Portugalia apo Spanja. 33% vinin nga një vend tjetër evropian. Ndërsa, 33% jashtë Evropës, përfshirë Ballkanin.

Në vitin 2023, më shumë se gjysma e azilkërkuesve ishin shtetas të Afganistanit, Turqisë ose Eritresë. Shumica vazhduan migrimin drejt veriut, duke ndjekur rrugën ballkanike. Zvicra u dha statusin S 18,375 personave në vitin 2023. Gjatë të njëjtit vit, ajo tërhoqi statusin S nga 13,512 persona. Kështu, Zvicra ka lidhur marrëveshje në fushën e kthimit me 61 shtete.

Në vitin 2023, 4,316 azilkërkues u larguan nga Zvicra nën kontrollin e autoriteteve. 2044 prej tyre janë kthyer në vendin e origjinës. 80% e të kthyerve zgjodhën një kthim të pavarur. Pjesa e mbetur prej 20% u riatdhesuan nën shoqërimin e policisë. 251 janë kthyer në një vend të tretë, në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni te Veriut dhe disa vende të tjera të Ballkanit.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb