Kryeministrja serbe Ana Bërnabiç deklaroi se Serbia do të bëjë një ankesë zyrtare kundër Prishtinës. Deklarata në fjalë u bë pas një takimi me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç dhe pjesëtarët e tjerë të kabinetit qeveritar. Kryetarja e qeverisë tha se Serbia do të paraqesë një kërkesë zyrtare kundër Prishtinës të hënën për mospërputhje me CEFTA-n.

Po ashtu Bërnabiç pohoi se Serbia do të kërkojë hapjen e konsultimeve formale që i nënshtrohen procedurës paraprake përpara arbitrazhit.

“Ne do të paraqesim një kërkesë për mospërfillje të CEFTA-s gjatë fundjavës dhe të hënën. Ne do të kërkojmë gjithashtu hapjen e konsultimeve formale që i nënshtrohen procedurës paraprake përpara arbitrazhit”, u shpreh ajo.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb