Heroi i fitores së parë sezonale të Juventusit, Federico Bernardeschi, ka thënë se nuk ka rëndësi se ata janë favorit në letër, këtë gjë ata duhet ta tregojnë në fushë. Ish-ylli i Fiorentinës erdhi nga banka rezervë dhe në fund shënoi golin e fitores në Stadio Bentegodi. “Natyrisht që jam i lumtur, por pavarësisht golit, jam i lumtur që në ndeshjen e parë kemi marrë tre pikë”, ka thënë Bernardeschi për Sky Sport Italia.

“E dinim që nuk do të ishte një ndeshje e lehtë këtu, posaçërisht me këtë ngrohtësi. Por, futbolli tregoi edhe një herë se në letër nuk ka asgjë rëndësi, duhet ta dëshmojmë në fushë gjatë 90 minutave”. “Sigurisht që ne duhet të bëjmë më mirë, por është paksa e vështirë të mbajmë ritmin për 90 minuta në fillim të sezonit. Kemi marrë tre pikët dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”. “Duhet ta komplimentoj Chievon, ata kanë bërë paraqitje të madhe”, përfundoi italiani. Në ndeshjen e ardhshme Juventusi do të luajë kundër Lazios. (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb