Bernie Ecclestone do të festojë në tetor 90 vjetorin, por përvecse është gjysh dhe stërgjysh, tani është bërë sërish baba. Bashkëshortja e tij e tretë Fabiana Flosi, 44 vjeç, ka sjellë në jetë të mërkurën në 1 korrik Ace, fëmijën e parë mashkull, të pronarit historik të

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Formula 1, pas tre vajzave që ai ka, mes të cilave edhe drejtuesen televizive Tamara, që ai ka me dy bashkëshortet e para. Ace, ose ‘Asso’ ka ardhur në jetë në një klinikë në Interlaken, në Cantone Berna në Zvicër dhe ish bosi i F1 i ka siguruar të gjithë: ‘Lindja ka qenë e qetë si për mamin ashtu dhe për djalin dhe të dy janë mirë’.

Fabiana Flosi, braziliane, por me origjinë italiane, është një avokate dhe është martuar me Eccleston në gusht të 2012, pavarësisht moshës prej 46 vitesh diferencë që kanë me njëri-tjetrin.

Sipërmarrësi, që në fund të 2017 ishte në krye të Formula 1, ka pasur dy gra përpara saj, Ivy Bamford, me të cilën ka vajzën Deborah, që sot është 65-vjec, dhe tjetra Slavica Radic, me të cilën ka dy vajza Tamara 35-vjec dhe Petra 31. Ecclestone është edhe gjysh, por jo vetëm Deborah ka një nip, duke e bërë Bernie edhe stërgjysh.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb