BREGU I FILDISHTË-Katër burra të armatosur me automatikë dhe granata dore vranë të paktën 14 persona në një vend të njohur turistik në Bregun e Fildishit.

Burrat e armatosur hapën zjarr ndaj turistëve te hoteli L’Etoile du Sud që qe plot me njerëz, sikurse tha një dëshmitar.

Pamjet tronditëse me video treguan trupat e vdekur të shpërndarë nëpër plazh në qytetin bregdetar Grand Bassam, rreth 25 milje larg kryeqytetit Abidjan. Mes të vrarëve është një djalë i vogël 5 vjec, ku dëshmitarë thonë se i vogli iu lut vrasësve por ata nuk e kursyen dhe e qëlluan.
“Ata vranë një fëmijë, pavarësisht se u ishte ulur në gjunjë dhe po u lutej”.

“Ata qëlluan një grua në gjoks. Po vrisnin njerëz të pafajshëm”.

Një tjetër dëshmitar, Marcel Guy, tha se një prej militantëve, me mjekër të gjatë, u foli dy fëmijëve në arabisht dhe i kurseu jetën njërit që tha një lutje islame. “Djalin e krishterë e vrau mu përpara syve të mi,” tha Guy.
Mes të vrarëve janë dhe një shtetas francez dhe një shtetas gjerman.

Personat që kryen sulmin u vranë më pas nga forcat e sigurisë.
Përgjegjësinë për sulmin e ka marrë përsipër Al Kaeda e Magrebit.
Sulmi terrorist bëhet pak orë pas sulmit të rëndë që pësoi Ankaraja, ku nga një sulm me eksploziv në mes të qytetit mbetën të vrarë 34 persona dhe u plagosën mbi 100 të tjerë, 90 prej tyre në gjednje të rëndë.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb