Recete nga znj Eneida
Përbërësit

200 gr bullgur
150 gr qiqra të ziera
3-4 bërxolla gici
1/2 qepë
2 kërpudha
3 karota
1/2 gotë verë e kuqe
2-3 lugë vaj ulliri
Piper i zi
Kripë
Rozmarinë
1 thelp hudhër
2 lugë fletëza bajame

Përgatitja
Bërxollat i marinojmë me kripë dhe i skuqim në tigan deri sa të marrin ngjyrë nga të dyja anët. Më pas i heqim dhe në tigan shtojmë qepën. E skuqim dhe më pas shtojmë kërpudhat, karotat dhe hudhrën. Sapo të zbuten, shtojmë edhe bërxollat dhe i gatuajmë për 1 minutë bashkë. Shuajmë me verën e kuqe, ulim temperaturën, shtojmë kripën, rozmarinën, i vendosim kapakun tiganit dhe i lëmë të gatuhen rreth 20 minuta.
Në një tigan me vaj ulliri skuqim karotën e grirë në rende, shtojmë bullgurin dhe dyfishin e ujit. Shtojmë qiqrat nga mesi i gatimit, kripë dhe një kub me lëng mishi. Sapo të avullojë uji, i heqim dhe i lëmë të ftohen. Shtojmë fletëzat e bajamet që i kemi kaluar pak në tigan.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb