Nga: ZONJA KATERINA
4 bërxolla
1 lgj vaj ulliri
1 lgj gjalpë
½ gotë verë të bardhë
Kripë, piper i zi
Trumzë ose rigon

Fillimisht lyejmë mirë bërxollat me vaj ulliri, më pas i spërkasim me pak kripë dhe piper. I vendosim në një tigan që nuk ngjit dhe i skuqim nga të gjitha anët. Më pas i shuajmë bërxollat me verë të bardhë dhe sapo alkooli të avullojë shtojmë një lugë gjalpë dhe i pudrosim përsëri bërxollat me kripë, piper të zi, trumzë ose rigon.

(er.cu/Vila24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb