Pak ditë pasi aktori Bes Kallaku ‘turpëroi’ Ermal Mamaqin përmes një komenti në rrjetet sociale, ku shprehej ndër të tjera se nuk po gjente ende zarfin e tij, zbulohet edhe shuma e parave që Ermal Mamaqi ka hedhur në dasmën e Besit.

Në një intervistë për emisionin ‘Mirage’ Ermali u pyet se çfarë dhurate i kishte bërë Besit dhe Xhensilës, teksa ai nxori nga xhepi shumën e lekëve që do t’i hidhte, mes të cilave një prerje 500 euro.

Mesa duket ka qenë një shaka mes dy aktorëve dhe Ermal Mamaqi nuk ka shkuar ‘duarthatë’ në dasëm.
rthrtfg
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb