Bes Kallaku është një nga aktorët më të dashur për publikun, ndërsa shpesh herë publikon foto dhe video me anëtarë të familjes. Besi shquhet për modestinë e tij dhe origjinalitetin. Një nga njerëzit më të dashur për aktorin dhe që e njeh dhe publiku është padyshim gjyshja e tij, Ija. Por tashmë aktori ka prezantuar mamanë e tij e cila ka ditëlindjen dhe ai i ka bërë urimin më të bukur, ku nuk mund të mungonte edhe humori.

“Mam, urime ditelindjen. Te dua shum. Mbreteresha ime, preheri dhe kraharori ku kam mbeshtetur koken, dashuri e pakufishme, e paster. Urime Mam. Me vjen keq qe sta kam plotesuar kurre deshiren, qe un ti therrisja naj here mendjes, ?, me vjen keq por nuk me pergjigjet, i del tel fikur…. hahahahaha. Te duam Mam, e lumtur qofsh. (Kjo eshte mami im, Ija eshte gjyshja, dmth mami i mamit ?)”- shkruan Besi.
Screenshot
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: