TIRANE

Këngëtarja Besa Kokëdhima ka folur për herë të parë për largimin nga “Kënga Magjike”. Ditën e djeshme këngëtarja ka qenë e ftuar në “Soiree”, ku tregoi pse u detyrua të mos performonte me këngën “Histori”, pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit. Besa u shpreh se ishte shumë herët me ndodhinë, por edhe në respekt të njerëzve që humbën njerëzit e tyre.

“Në disa reflektime mendimesh mendoja që jeta duhet të vazhdojë dhe askush nuk ka thënë të ndryshmen nga kjo. Jeta do vazhdojë pavarësisht mënyrës se si e përjetojmë ne një ngjarje aq të trishtë. Për mua ishte shumë herët në atë moment dhe prandaj u tërhoqa, sepse ishte shumë herët me ndodhinë, por edhe në respekt të njerëzve që humbën njerëzit e tyre.

Mendoj se muzika ka nevojë për një atmosferë të caktuar emocionale, ka një kontekst që për mua deri diku në thonjza është luksi emocional. Kështu që kjo përderisa nuk ekzistonte më, ishte e vështirë të gjendesha në skenë”, është shprehur Besa Kokëdhima.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: