TIRANË

Kryeministri Edi Rama ka nisur sot ndryshimet në qeveri. E para që largohet është ministrja e Arsimit, Besa Shahini, një ikje që përkon me ditën e parë të nisjes së vitit shkollor në mbarë vendin.

Ishte vetë Shahini që e njoftoi largimin e saj në sy të kryeministrit Edi Rama, gjatë një takimi me këtë të fundit në Kryeministri. Ndërkohë, duket që kjo ishte një lëvizje e mirëmenduar e kryeministrit Rama, pasi kishte gati edhe zëvendësuesen e Shahinit.

Rama ia ka besuar postin e ministres së Arsimit, deputetes së Partisë Socialiste, Evis Kushit. Por ky nuk duket se do të jetë ndryshimi i vetëm i Ramës, i cili pak muaj para zgjedhjeve pritet të lëvizë të tjerë ministra.

Në një raportin live për ‘News24’, gazetari Ergys Gjençaj tha se pas Shahinit ministri më i lakuar është ai i Brendshmi, Sandër Lleshaj. Nuk dihet nëse Lleshaj do të ketë të njëjtin fat si Shahini, por mbetet për t’u parë ditët në vijim se çfarë do të ndodhë me të.

Biseda mes Ramës, Shahinit dhe Kushit:

Edi Rama: Kam keqardhje për largimin e Besa Shahinit nga postii i minisitres së Arsimit.

Besa Shahini: Pata nderin që kam kontruibuuar për Shqipërinë. Jam i nderuar që Shahini ishte bashkëpunëtorja ime. Duhet parë si të bëjmë arsimin më cilësor. Ne kemi tejakaluar sfida me rëndësi të tilla si tërmeti apo pandemia e koronavirusit. E doja Shqipërinë nga jashtë, ndërsa kur punova me mësuesit, e dua edhe më shumë.

Mburrem me punën që kam bërë për arsimin e Shqipërisë. Politika nuk duhet që të përçajë kombin shqiptar. Jam e e angazhuar për një të majtë moderne.

Evis Kushi: Privilegj dhe përgjegjësi për postin. Unë jam nga Elbasani dhe është qyteti ku lindi arsimi. Ne kemi shumë gjëra që të krenohemi. Për mua është përgjegjësi e madhe që të drejtoj këtë ministri. Gjej një grup me shumë reforma, por ne do përpiqemi të bëjmë më mirë. Më vjen mirë që dita e parë e shkollës shkoi mirë.

Kush është Besa Shahini, ish-ministre e Arsimit:

 Besa Shahini ka lindur në Prishtinë, në vitin 1982, është politikane shqiptare.

Besa Shahini arsimin fillor e mori në Prishtinë. Pasi emigroi në vitin 1999 në Kanada, vazhdoi studimet International Baccalaureate në UWC Pearson College dhe BA në Shkencat Politike në Universitetin e York-ut në Toronto, Kanada.

Besa Shahini është Ministre e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë në Shqipëri. Që prej 28 Dhjetorit 2018, ajo u emërua Ministre e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, ku zëvendësoi Lindita Nikollën. Ajo ka qenë prej kohësh një analiste e pavarur e politikave për arsimin dhe për çështjet e edukimit në Kosovë si dhe zëvendësministre e arsimit në Shqipëri.

Besa Shahini është analiste dhe hulumtuese e çështjeve të integrimit evropian dhe politikave arsimore. Ka punuar në projekte të shoqërisë civile në Kosovës dhe për organizatë të ndryshme ndërkombëtare që kanë për fokus përmirësimin e cilësisë në arsim dhe integrimet evropiane.

Deri në verë 2015, ka punuar si analiste me oganizatën me bazë në Berlin, Iniciativa Europiane për Stabilitet (ESI). Ajo herë pasë herë shkruan për gazetat ditore në Kosovë. Znj. Shahini mban titullin Master në Politika Publike nga Shkolla e Qeverisjes Hertie, në Berlin, me bursë të plotë nga Fondacioni Hertie.

Shahini flet rrjedhshëm anglisht, serbisht dhe njeh gjuhën frënge dhe atë gjermane.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb